• e premte, 08 nëntor 2024

Hoti: Qeverinë e re e presin shumë punë për “sanimin e dëmeve” të Kurtit

Hoti: Qeverinë e re e presin shumë punë për “sanimin e dëmeve” të Kurtit

Prishtinë, 18 shtator 2024 (MIA) - Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, beson se Qeveria e ardhshme ka shumë punë për të bërë për të sanuar dëmet “të shkaktuara nga ligjet kontradiktore dhe ndërhyrjet kundër biznesit” nga qeveria aktuale e Albin Kurtit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas ligjit të ri për procedurat tatimore, Hoti në profilin e tij në Fejsbuk  ka shkruar se kredia tatimore, sipas këtij ligji, i miratuar pa debat publik, nëse biznesi ka paguar më shumë TVSH në administratën tatimore, nuk mund ta shfrytëzojë atë kreditim tatimor mbi 3 vjet, sapo të kalojë periudha 3-vjeçare ajo shumë e parapagimit tatimor për biznesin është e humbur.

"Sipas ligjit të ri për procedurat tatimore, nëse biznesi ka paguar më shumë TVSH në administratën tatimore, nuk mund ta shfrytëzojë atë kreditim tatimor mbi 3 vjet. Sapo të kalojë periudha 3-vjeçare ajo shumë e parapagimit tatimor për biznesin është e humbur.
Ndërkaq, pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit.
Ky është rezultati i "reformave tatimore" kur ato bëhen pa debat publik shterues dhe miratohen me procedura të përshpejtuara në Kuvend", shënoi deputeti dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike opozitare të Kosovës.

Sipas ish kryeministrit dëmet do të shkaktohen edhe në bizneset dhe parimet e ekonomisë së tregut.

"Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuar me ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social", thotë Hoti. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR