• e enjte, 26 dhjetor 2024

Holanda nga 9 dhjetori vendos kontroll kufitar tokësor

Holanda nga 9 dhjetori vendos kontroll kufitar tokësor

 Hagë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Holanda do të vendosë kontroll kufitar tokësor nga 9 dhjetori, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Migracionit të Mbretërisë së Bashkuar, cituar nga mediat britanike, duke konfirmuar kështu njoftimin e mëparshëm të agjencisë holandeze ANP.

 Kontrollet kufitare, të cilat janë të gjitha me vendet që janë anëtare të zonës Shengen, do të zgjasin për gjashtë muaj - një pjesë e masave më të gjera për të trajtuar migracionin e propozuar nga koalicioni i ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Partia Nacionaliste e Lirisë së Gert Vildersit.

 Vendimi vjen pas një vendimi të ngjashëm të marrë pak kohë më parë nga qeveria e Gjermanisë fqinje.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR