• e enjte, 03 tetor 2024

Holanda do t'i dorëzojë Ukrainës 18 aeroplanë F-16

Holanda do t'i dorëzojë Ukrainës 18 aeroplanë F-16

Amsterdam, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Holanda do t'i dorëzojë 18 aeroplanë luftarak F-16 Ukrainës, për të ndihmuar në luftimet kundër pushtimit rus, njoftoi sot Qeveria holandeze.

"Sot informova presidentin Zelenski për vendimin e Qeverisë sonë për t'i përgaditur 18 aeroplanët e parë luftarakë F-16 për dërgesë në Ukrainë. Dorëzimi i F-16 është një nga elementet më të rëndësishme në marrveshjet e lidhura të mbështetjes ushtarake për Ukrainën", tha kryeministri i përkohshëm Marke Rute në platformën "X".

Dorëzimi i aeroplanëve luftarakë është ende në pritje të një leje eksporti nga Ministria holandeze e Jashtme dhe përmbushjes së kritereve të personelit dhe infrastrukturës në Ukrainë, shtoi Rute, pa dhënë afat kohor për këto vendime. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR