• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Holanda do t'i bashkangjitet koalicionit për furnizimin e Ukrainës me drone me teknologji të lartë

Holanda do t'i bashkangjitet koalicionit për furnizimin e Ukrainës me drone me teknologji të lartë

Bruksel, 14 shkurt 2024 (MIA) - Holanda i bashkangjitet koalicionit ushtarak me aleatët, duke përfshirë edhe Britaninë, e cila do ta furnizojë Ukrainën me teknologji të avancuar për dronë dhe do t'i përforcojë aftësitë e saj ofensive në luftën kundër Rusisë, tha ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kaisa Olongren.

Holanda do të sigurojë aeroplanë ushtarakë F-16, artileri, municion dhe sisteme për mbrojtje kundërajrore për Kievin.

"Për Holandën, mund të ketë harxhime shtesë, krahas atyre dy miliardë tashmë të ndara në buxhetin për vitin 2024", deklaroi Olongren para takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, që fillon sot.

Muajin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës paralajmëroi pjesëmarrje të Britanisë së Madhe në koalicion.

Duke punuar së bashku, koalicioni do të mund të përgjigjet në taktikën e ndryshueshme ushtarake të Kievit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR