• e premte, 26 korrik 2024

Holanda dhe Danimarka do të dërgojnë në Ukrainë 14 tanke Leopard 2

Holanda dhe Danimarka do të dërgojnë në Ukrainë 14 tanke Leopard 2

Amsterdam, 25 korrik 2024 (MIA) - Holanda dhe Danimarka janë të gatshëm t'i dorëzojnë Ukrainës 14 tanke të modifikuara Leopard 2, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes së Holandës.

Në prill të vitit të kaluar Holanda dhe Danimarka paralajmëruan se do të blejnë tanke nga pala e tretë dhe do t'i përgatisin për luftën në Ukrainë.

"Tanket janë plotësisht të modifikuar nga prodhuesi gjerman i armëve 'Rajnmetall', ndërsa pas disa muaj testimi, ato janë gati për dorëzim para fundit të verës", kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Holandës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR