• e enjte, 26 dhjetor 2024

Holanda, Belgjika dhe Austria kanë normat më të larta të vendeve të lira të punës në BE

Holanda, Belgjika dhe Austria kanë normat më të larta të vendeve të lira të punës në BE

 Bruksel, 15 shtator 2023 (MIA) - Shkalla e vendeve të lira të punës në Eurozonë në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka qenë 3.0 përqind, ndërsa në nivel të të gjithë BE-së arriti në 2.7 për qind, njoftoi Shërbimi Statistikor Evropian - Eurostat, duke theksuar se në të dyja zonat u shënua një rënie tremujore prej 0.1 pikë përqindjeje.

Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, shkalla e vendeve të lira të punës në Eurozonë ka qenë 3,2 për qind, ndërsa në BE – 3.0 për qind.

 

Ndër vendet anëtare, Holanda ka normën më të lartë të vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.7 për qind, përpara Belgjikës me 4.6 dhe Austrisë me 4.4 për qind. Nga ana tjetër, Bullgaria dhe Rumania shënuan normat më të ulëta me 0.8 për qind secila, Spanja dhe Polonia me 0.9 për qind dhe Sllovakia me 1.0 për qind.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, norma e vendeve të lira të punës është rritur në katër shtete anëtare, ka mbetur e pandryshuar në të njëjtin numër dhe ka rënë në 19 vendet e tjera. Rritje ka pasur në Greqi me 0.4 pikë përqindje të vendeve të lira, në Qipro me 0.2 dhe në Portugali dhe Itali me 0.1 pikë përqindje.

 

Rënia më e madhe në shkallën e vendeve të lira ishte në Republikën Çeke me 1.2 pikë përqindje, përpara Danimarkës, Luksemburgut dhe Finlandës, të gjitha me një rënie prej 0.8 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2023 në Eurozonë në sektorin “industri dhe ndërtim” ishte 2.6 për qind, ndërsa në “shërbime” 3.3 për qind. Në nivel të të gjithë BE-së, megjithatë, shkalla e vendeve të lira të punës në "industri dhe ndërtim" ka qenë 2.4 dhe në "shërbime" ishte tre përqind. si/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s/Eurostat
 

QËNDRONI TË LIDHUR