• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hojzgen: Konferenca në Mynih dha shpresë për ardhmëri më të ndritshme

Hojzgen: Konferenca në Mynih dha shpresë për ardhmëri më të ndritshme

Mynih, 18 shkurt 2024 (MIA) - Kryesuesi i konferencës së sigurisë në Mynih, Kristof Hojzgen, sot në mbylljen e tubimit deklaroi se gjatë dy ditëve të kaluara në Mynih kanë ndodhur shumë punë pozitive dhe se ka bazë të besohet për ardhmëri më të ndritshme.

"Ne në Bashkimin Evropian e dimë se ka dy minuta deri 12. Nuk mund t'ia lejojmë vetes atë luks më të presim që mbrojtja evropiane të organizohet. Duhet të jemi të shpejtë. Lidhur me Lindjen e Afërt, zemra na është thyer nga fotografitë e pengjëve, të cilët i mban organizata terroriste Hamas. Po ashtu, tmershëm ishte të dëgjohet numri i ri prej 17.000 jetimëve në Gazë. A ka shpresë? Pash shpresë në diçka për të cilën po angazhohet edhe Mynihu, e ajo është arritja e paqes përmes dialogut", tha Hojzgen.

Ai shtoi se jep shpresë edhe takimi mes presidentit izraelit Isak Hercog dhe kryeministrit të Katarit, Muhamed bin Abdulrahman Bin Xhasim Al Tani. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR