• e premte, 08 nëntor 2024

Hohshtajn i filloi bisedimet në Bejrut për depërshkallëzim të situatës në jug

Hohshtajn i filloi bisedimet në Bejrut për depërshkallëzim të situatës në jug

Bejrut, 18 qershor 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm amerikan, Amos Hohshtajn sot filloi bisedime kyçe me përfaqësues zyrtarë libanezë me qëllim të depërshkallëzimit të dhunës në kufirin libanezo-izraelit.

Funksionari amerikan do t'i fillojë bisedimet në kryeqytet me kryetarin e shtëpisë libaneze, Nabih Beri, aleat kyç i lëvizjes proiraniane Hezbollah. Ai më pas do të bisedojë me kryeministrin libanez, Naxhib Mikati dhe ministrin e Jashtëm, Abdallah Bu Habib.

Sipas një burimi nga qeveria libaneze, Hohshtajn, i cili e vizitoi Izraelin dje, u dërgua në rajonin e "vizitës urgjente të papritur" për ta parandaluar situatën e përkeqësuar mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe të parandalojë shpërthim të një lufte gjithpërfshirëse në rajon.

Mediumet izraelite sot kumtuan se Beni Ganc, lider i aleancës politike Uniteti nacional, dje i ka thënë përfaqësuesit amerikan se "skadimi i kohës" për t'u arritur çfarëdo lloj marrëveshje diplomatike për kthim të paqes përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin.

Ganc i theksoi Hohshtajnit se është i përkushtuar në "mënjanimin e kërcënimit që Hezbollahu e paraqet për qytetarët e Izraelit verior, pa marrë parasysh ngjarjet për luftën në Gazë", kumtoi kabineti i tij.

Javën e kaluar, dy përfaqësues të Kombeve të Bashkuara me seli në Liban deklaruan se janë "thellësisht të shqetësuar" për shkak të eskalimit të kohëmëparshëm në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

"Rreziku nga përllogaritja e gabuar që do të çojë drejt një konflikti më të gjerë dhe të befasishëm është shumë real", tha koordinuesi special i KB-së për Libanin Zhanin Henis-Plashert dhe shefi i forcave të përkohshme të KB-së në Liban (UNIFIL), Aroldo Lazaro në deklaratë të përbashkët.

Hohshtajn me muaj po tenton të gjejë zgjidhje diplomatike mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Prej fillimit të luftës në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, çdo ditë ka përplasje mes armatës izraelite, Hezbollahu dhe grupet aleate në rajonin kufitar mes Izraelit dhe libanit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR