• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hodorkovski: Këto janë 12 gënjeshtrat e Putinit në intervistën për gazetarin Taker Karlson

Hodorkovski: Këto janë 12 gënjeshtrat e Putinit në intervistën për gazetarin Taker Karlson

Moskë, 12 shkurt 2024 (MIA) - Ish-oligarku rus, njeriu më i pasur në Rusi dhe bashkëpunëtor i Vlladimir Putinit, ndërkaq tani kritiku i tij në ekzil, Mihail Hodorkovski kumtoi disa sqarime në "X" për të gjitha gënjeshtrat që presidenti rus i tha në intervistën për gazetarin Taker Karlson", transmeton N1.

"Putini pohon se Rusia është bërë ekonomia më e madhe evropiane. E vërteta: Rusia është në vendin e 32-të në Evropë sipas BPV-së pë kokë banori. Putini edhe njëherë e tha gënjeshtrën e vjetër për premtimet amerikane se NATO-ja nuk do të zgjerohet në lindje. E vërteta: Nuk ka pasur asnjëherë një marrëveshje të tillë . Ashtu tha madje edhe Gorbaçovi, ndërkaq në çdo rast vendet hyjnë në NATO me vullnetin e tyre. Nëse Putini nuk do të donte që NATO të rritej, nuk duhej t'u shpallte fqinjëve luftë", shkroi Hodorkovski.

Në kumtimin e tij, shton: "Putini mohoi se ka thënë ndonjëherë se SHBA-ja po përgatitet për ta sulmuar Rusinë. E vërteta: Ai e tha këtë tre ditë para invazionit në Ukrainë, për të cilën tha se do të jetë 'vatër' për sulm të NATO-s. Ai tha se protestat në Majdan u bënë të dhunshme edhe pse Janukoviç refuzoi të përdorë çfarëdo lloj force kundër demonstruesve. E vërteta: Policia e Janukoviçit, në trazirat në Berkut në mënyrë brutale i shpërndau demonstruesit, ndërsa snajperistët vranë 76 njerëz për tre ditë në shkurt të vitit 2014".

"Putini tha se Kievi e filloi konfliktin në Donbas, duke i përdorur forcat e veta ajrore kundër civilëve. E vërteta: Konflikti filloi më 12 prill 2014, kur oficeri i FSB-së, Igor Girkin i kryesoi separatistët për ta marrë qytetin Sllavjansk. Ukraina për herë të parë e përdori aviacionin e vet si përgjigje më 26 maj në betejën për aeroportin në Donjeck. Gjatë fjalimit për historinë alternative në fillim të intervistës, Putini tha se Ukraina është entitet artificial i krijuar me nismën e Josif Stalinit. E vërteta: Ukraina iu shtua Bashkimit Sovjetik në vitin 1922, nën Leninin. Por, Republika Popullore e Ukrainës u shpall në vitin 1917 - para marrjes së bolshevikëve dhe u njoh nga qeveria e përkohshme ruse", vazhdon Hodorkovski.

Më tutje shkruan: "Putini tha se Polonia e ka detyruar Hitlerin të shpallë luftë në vitin 1939 me atë që nuk ka bashkëpunuar në planet e tij. E vërteta: planet e Hitleit përfshinin dëbimin e sllovenëve dhe hebrenjëve polakë dhe ripopullimin me gjermanë. Si arsyetim për invazionin ishte përdorur i ashtuquajturi provokim polak".

"Duke folur për Zelenskin, Putini tha se njëherë e ka pyetur presidentin ukrainas përse ai, si djalë i një veterani nga Lufta e Dytë Botërore, do të bashkëpunojë me neonazistët. E vërteta: Babai i Volodimir Zelenskit është i lindur në vitin 1947, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Putini tha se NATO-ja ka opsione për ta njohur aneksimin rus të disa pjesëve të Ukrainës. E vërteta: Nuk ka. KB-ja, aneksimet i shpalli të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, ndërkaq edhe po të dëshirojë,, NATO-ja tashmë nuk ka të drejtë ta kontestojë atë vendim. Putini pohoi se ukrainasit ende konsiderohen rusë. E vërteta: Putini në mënyrë fundamentale të gabuar e ka kuptuar identitetin nacional ukrainas dhe rrejshëm ka besuar se ukrainasit veten e shohin si rusë, gabim kyç që çoi drejt invazionit katastrofik. Anketa e vitit 2022 tregoi se 93 për qind e ukrainasve e mbështesin pavarësinë, përderisa vetëm tre për qind e mbështesin bashkimin me Rusinë", shkroi Hodorkovski.

Në kumtimin e tij në "X" qëndron "Putini tha se Zelenski i ka ndaluar negociatat paqësore me Rusinë. E vërteta: Zelenski konkretisht ndaloi negociata me Putinin dhe tha se Ukraina është 'e gatshme për dialog me Rusinë, por me një president tjetër'".

"Ai tha se gazetari i Uollstrit xhurnal, Evan Gershkoviç ishte arrestuar për shkak të grumbullimti të infirmatave të besueshme për ushtrinë ruse në emër të zbulimit amerikan. E vërteta: Gershkoviç para arrestimit punonte si gazetar në Rusi prej vitit 2017. Paligjshëm është arrestuar për ta detyruar SHBA-në të dakordohet për disa lëshime të caktuara", konkludoi Hodorkovski në "X". ab/

foto: МIА arkivi/ "X"

QËNDRONI TË LIDHUR