• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hjuman rajts uoç: Forcat paraushtarake dhe armata kanë kryer sulme të shumta seksuale në Sudan

Hjuman rajts uoç: Forcat paraushtarake dhe armata kanë kryer sulme të shumta seksuale në Sudan

Nju Jork, 29 korrik 2024 (MIA) - Hjuman rajts uoç (HRV) ka paralajmëruar se grupet paraushtarake dhe armata kanë kryer sulme të shumta seksuale në kryeqytetin sudanez Hartum dhe rrethinat e saj gjatë luftës civile në vend.

Organizata joqeveritare me seli në Nju Jork tha se ka mbledhur dëshmi nga 42 punonjës shëndetësor dhe punonjës në terren të cilët kanë raportuar 262 raste të dhunës seksuale në kryeqytetin sudanez midis fillimit të luftës në prill të vitit 2023 dhe shkurt 2024.

“Dhuna ka ndikuar kryesisht te gratë dhe vajzat nga mosha 9 deri në 60 vjeç dhe ka pasur edhe raste të përdhunimeve në grup”, thuhet në raportin e publikuar sot nga organizata.

Të paktën katër gra humbën jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Lufta e cila vazhdon prej më shumë se 15 muajsh midis ushtrisë së drejtuar nga gjenerali Abdel Fatah al-Burhan dhe Forcat e mbështetjes së shpejtë të ish zëvendësit të tij, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo sollën deri te vdekja e dhjetëra mijërave personave dhe kanë shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën e vendit, duke përfshirë spitalet dhe qendrat shëndetësore.

 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR