• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hiqet ndalesa për automjete të rënda në autostradën Athinë - Selanik

Hiqet ndalesa për automjete të rënda në autostradën Athinë - Selanik

Athinë, 21 shtator 2023 (MIA) - Nga ora gjashtë në mëngjes, hiqet ndalesa për automjete të rënda mbi 3,5 tonë në autostradën Athinë-Selanik, ndërsa komunikacioni në dy drejtimet edhe më tej zhvillohet ekskluzivisht nëpër korsinë e majtë të rrugës, ashtu si dhe për automobilët, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për heqjen e ndalesës informuan edhe nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Greqisë dhe nga kompania e cila menaxhon me autostradën.

Nga Ministria kumtuan se vendimi është pas raportit adekuat teknik pas kontrolleve të kryera dhe ka të bëjë me automjetet me peshë deri 44 tonë, ndërsa nga kompania theksuan se komunikacioni për automjete të rënda do të zhvillohet vetëm përmes korsisë së majtë në të dy drejtimet, deri në tërheqjen e plotë të ujit dhe kontrollit të sërishëm të autostradës.

"Për lehtësimin dhe sigurinë e të gjithëve, shoferëve të automjeteve të rënda u rekomandohet të mbajnë distancë prej 100 metrave nga automjeti para tyre, ndërsa të gjithë shoferëve t'i përmbahen kufizimit të shpejtësisë prej 80 kilometrave në orë dhe t'i ndjekin udhëzimet e policisë së trafikut", kumtuan nga kompania, e cila menaxhon me autostradën.

Autostrada Athinë - Selanik, në pjesën rreth Larisës, është përfshirë nga vërshimet dhe tërësisht e mbyllur për komunikacion pothuaj një javë për shkak të derdhjes së lumit Pinios, ndërsa të premten ndalesa është hequr, por vetëm për automobilë dhe automjete deri 3,5 tonë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR