• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hezbollahu njoftoi se edhe një komandant i lartë është vrarë në sulmin ajror izraelit në periferi të Bejrutit

Hezbollahu njoftoi se edhe një komandant i lartë është vrarë në sulmin ajror izraelit në periferi të Bejrutit

Bejrut, 21 shtator 2024 (MIA) – Grupi libanez Hezbollah sot në mëngjes njoftoi se Ahmed Vahbi, komandant i lartë i cili i drejtonte operacionet ushtarake të forcave të tyre speciale Ar Radvan në luftën në Gazë deri në fillim të këtij viti, ishte vrarë në sulm ajror izraelit në periferi të Bejrutit. Hezbollahu i publikoi emrat e 14 anëtare të tij të cilët ishin vrarë në sulm.

Armata izraelite njoftoi mbrëmë se e ka vrarë komandantin kryesor të Hazbollahut, Ibrahim Akil dhe shefat e tjerë të forcave speciale të lëvizjes – “Ar Radvan” në sulm në pjesën jugore të Bejrutit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR