• e enjte, 03 tetor 2024

Hezbollahu në mëngjes ka gjuajtur rreth 50 raketa drejt Izraelit, goditet një kazermë

Hezbollahu në mëngjes ka gjuajtur rreth 50 raketa drejt Izraelit, goditet një kazermë

Tel Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) - Hezbollahu libanez sot në mëngjes njoftoi se ka kryer një sërë sulmesh ndaj Izraelit, përfshirë edhe sulmin me raketa ndaj një kazerme izraelite. 

IDF-ja njoftoi se këtë mëngjes nga Libani drejt Izraelit verior janë hedhur rreth 50 raketa. 

Për shkak të raketave të lëshuara në qytetet në pjesën veriore dhe perëndimore të Galilesë dëgjohen sirena për paralajmërim nga sulmet, ndërsa deri tani nuk ka informata për të lënduar. 

Në tre sulme që ndodhën mes orës 7:15 dhe 7:20 sipas kohës lokale, raketat goditën forcat izraelite të tubuara në vendbanimet Shtula dhe Maskaf Am dhe "një grup forcash armike izraelite në kazermën Shomera", saktësoi Hezbollahu.

Zëdhënësi i spitalit izraelit "Rambam" deklaroi për Si-En-En-in se ka pasur "incident" në pjesën veriore të vendit, por tha se nuk mund të komentojë për numrin e personave të pranuar për trajtim.

Spitali "Rambam" është objekti kryesor mjekësor në Izraelin verior dhe vend kyç për trajtimin e ushtarëve të plagosur në atë rajon.

Si-En-En kërkoi koment nga ushtria izraelite, e cila tha se nuk mund të konfirmonte, e as mohonte raportet.

Hezbollahu theksoi se kanë bërë disa goditje “të drejtpërdrejta” dhe “të sakta”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR