• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hezbollahu mbrëmë gjuajti rreth 50 raketa në veri të Izraelit, shumica e të cilave u rrëzuan nga "Kupola e hekurt"

Hezbollahu mbrëmë gjuajti rreth 50 raketa në veri të Izraelit, shumica e të cilave u rrëzuan nga

Bejrut/Tel Aviv, 4 gusht 2024 (MIA) - Lëvizja shiite libaneze pro-iraniane, Hezbollah, herët në mëngjes kumtoi se ka lëshuar dhjetëra raketa në Beit Hillel në veri të Izraelit.

Grupi në kumtesën shkroi se "në përgjigje të sulmeve të armikut izraelit ndaj fshatrave të qëndrueshme jugore dhe shtëpive të sigurta, veçanërisht sulmeve që synonin fshatrat Kafr Kila dhe Deir Sarxhan dhe civilët e plagosur, Rezistenca Islamike (Hezbollahu) për herë të parë goditi Beit Hillel me dhjetëra predha raketash”.

Sipas mediave izraelite, shumica e raketave u kapën nga sistemi antiraketë i Izraelit "Kupola e hekurt".

Burimet libaneze të sigurisë thanë se rreth 50 raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit.

Kohët e fundit ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm të situatës në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Libanit.

Pas vrasjeve në shënjestër të komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukra dhe shefit të Hamasit, Ismail Hania në fillim të kësaj jave, lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah u zotua për hakmarrje.

Që nga shpërthimi i luftës në Gazë, ka pasur bombardime të përditshme mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite, duke rezultuar me vdekje nga të dyja palët. ls/

Foto: Skrinshot X

QËNDRONI TË LIDHUR