• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hezbollahu lëshon 320 raketa, Izraeli sulmoi me 100 aeroplanë

Hezbollahu lëshon 320 raketa, Izraeli sulmoi me 100 aeroplanë

Tel Aviv, 25 gusht 2024 (MIA) - Hezbollahu ka lëshuar ​​qindra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit si hakmarrje për vrasjen e komandantit të tyre në Bejrut muajin e kaluar, bëri të ditur lëvizja e mbështetur nga Irani.

Aeroplanë izraelitë goditën caqe në Liban pak para sulmit, ndërsa ushtria vlerëson se Hezbollahu po përgatitet të fillojë një sulm.

"Rreth 100 aeroplanë luftarak izraelitë goditën mijëra raketahedhës të Hezbollahut në Libanin jugor pasi u goditën objektiva në pjesën veriore dhe qendrore të Izraelit", ka bërë të ditur ushtria.

Gjatë sulmeve ajrore të cilat u kryen në orët e para të ditës së sotme janë shkatërruar mbi 40 caqe në Liban, pas kryerjes së sulmeve në territorin e Izraelit, kumtuan Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR