• e enjte, 17 tetor 2024

Hezbollahu konfirmoi se ka rrëzuar dy dronë izraelitë "Hermes 450"

Hezbollahu konfirmoi se ka rrëzuar dy dronë izraelitë

Bejrut, 16 tetor 2024 (MIA) - Hezbollahu, i cili tashmë tre javë është në luftë me Izraelin, kumtoi se ka rrëzuar edhe një dron izraelit "Hermes 450".

Sipas kësaj organizate proiraniane, ky dron është parë "në zjarr" në anën izraelite të kufirit.

Hezbollahu tani përmend "përplasjet të drejtpërdrejta" me trupat izraelite, të cilat filluan me sulme tokësore më 30 shtator në Libanin jugor, i cili kufizohet me Izraelin verior.

Kjo organizatë njofton se ata për çdo ditë sulmojnë Izraelin me raketa dhe drone.

Izraeli, nga ana tjetër, ka shtuar bombardimet e tij në Liban, ndërsa dronët e tij vazhdimisht janë në hapësirën ajrore të vendit. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR