• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hezbollahu ka emëruar Naim Kasemin si pasardhës të Nasrallahut

Hezbollahu ka emëruar Naim Kasemin si pasardhës të Nasrallahut

Bejrut, 29 tetor 2024 (MIA) - Organizata paraushtarake proiraniane libaneze Hezbollah sot kumtoi se Naim Kasemi është emëruar si lideri i ri i grupit. Kasemi i cili më parë ishte ndihmës i të ndjerit Hasan Nasrallah, mori rolin udhëheqës pasi që Nasrallah u vra në një sulm izraelit.

"Këshilli qeveritar i Hezbollahut ka rënë dakord të zgjedhë ... Sheikun Naim Kasemi si sekretar të përgjithshëm të Hezbollahut" thuhet në kumtesën e grupit të mbështetur nga Irani, më shumë se një muaj pas vrasjes së Nasrallah.

Kasemi i cili është një figurë qendrore në strukturën drejtuese të Hezbollahut, ka qenë një zë me ndikim në strategjitë ushtarake dhe politike të organizatës, shkruan "Turki tudej".

Naim Kasemi, zëvendës lideri për një kohë të gjatë i Hezbollahut, është figurë qendrore në grupin militant shiit libanez që nga formimi i tij. I lindur në vitin 1953 në Kfar Kila, një fshat në Libanin jugor, Kasem luajti rol kyç në formësimin e strategjive politike dhe ushtarake të Hezbollahut me dekada. Pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, Kasem u pozicionua si pasardhës i mundshëm dhe sot u shpall lideri i ri i Hezbollahut.

Naim Kasem karrierën e tij e filloi në vitin 1970 si anëtarë i Lëvizjes Amal të Musa al-Sadr. Përfshirja e tij e hershme në politikën libaneze përfshinte ndihmën për të themeluar "Lëvizjen e të pafavorizuarve" e cila mbronte të drejtat e myslimanëve shiitë të margjinalizuar në Liban. Më vonë u bë një nga themeluesit e Hezbollahut në vitin 1982 së bashku me figura të shquara si Abas al-Musavi dhe Hasan Nasrallah.

Rrjedhshëm flet gjuhën frënge dhe ka diplomë të kimisë nga Universiteti i Libanit.

Kasem u emërua për zëvendëssekretar të përgjithshëm të Hezbollahut në vititn 1991.

Ai është dhe anëtar i Këshillit Shura të Hezbollahut dhe i mbikëqyr aktivitetet parlamentare dhe qeveritare të grupit. Gjatë gjithë punës së tij, Kasemi mbajti lidhje të ngushta me Iranin, mbështetësin kryesor të Hezbollahut dhe ka qenë i rëndësishëm në përfshirjen ushtarake të Hezbollahut në luftën civile siriane si dhe në konfliktin e gjatë me Izraelin.

Me vite, Kasemi është njohur si drejtues dhe përfaqësues kryesor i medias të Hezbollahut. Në vitin 2004 ai publikoi librin "Hezbollah: Përralla nga brenda", në të cilën detajisht e shkroi historinë, ideologjinë dhe vizionin politik të grupit. Libri është përkthyer në disa gjuhë në mënyrë shtesë duke e forcuar rolin e tij si person intelektual i Hezbollahut.

Në muajt e fundit, Kasemi ka luajtur rol kyç në udhëheqjen e operacioneve ushtarake të Hezbollahut mes tensioneve të rritura me Izraelin. Ai publikisht deklaroi se Hezbollahu është plotësisht i përgatitur për një konflikt më të gjerë me Izraelin nëse situata në Gazë përkeqësohet. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR