• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hezbollah: Armëpushimi do të varet nga përgjigja e Izraelit

Hezbollah: Armëpushimi do të varet nga përgjigja e Izraelit

Bejrut, 20 nëntor 2024 (MIA) - Lideri i Hezbollahut, Naim Kasemi deklaroi se ka marrë propozimin e SHBA-së për ndërprerje të zjarrit. Ai shtoi se çdo armëpushim do të varet nga përgjigja e Izraelit dhe serioziteti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

"Nuk duhet lejuar që Izraeli të shkelë mbi sovranitetin e Libanit dhe të hyjë në vend dhe të vrasë", theksoi Kasemi, pas çka shtoi se Hezbollahu në ndërkohë do të negociojë dhe do të luftojë.

Ai theksoi dhe se kur të jetë arritur marrëveshje për armëpushim, Hezbollahu do të jetë i pranishëm në jetën politike të Libanit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR