• e martë, 24 dhjetor 2024

Hezbollah ende pa reagim për valën e dytë të shpërthimeve

Hezbollah ende pa reagim për valën e dytë të shpërthimeve

Bejrut, 18 shtator 2024 (MIA) - Për dallim nga shpërthimet e djeshme, të cilat grupi libanez i pranoi dhe i dënoi menjëherë, Hezbollahu ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare për valën e sotme të shpërthimeve, transmeton Al Xhazira.

Grupi në vend të kësaj lëshoi ​​deklarata për disa operacione ushtarake që kishte kryer kundër forcave izraelite, duke përfshirë sulmet me raketa në bazat në Izraelin verior.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, në shpërthimet e sotme të pajisjeve të komunikimit kanë humbur jetën 14 persona dhe mbi 450 janë plagosur.

Dje kanë humbur jetën 12 persona dhe pothuajse 3000 janë plagosur, 200 nga të cilët janë në gjendje kritike, nga shpërthimet e pejxherëve të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR