• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hezbollah e raketoi bazën ushtarake zbuluese izraelite Glilot, në afërsi të Tel-Avivit

Hezbollah e raketoi bazën ushtarake zbuluese izraelite Glilot, në afërsi të Tel-Avivit

Bejrut, 8 tetor 2024 (MIA) - Lëvizja militante libaneze Hezbollah mbrëmë vonë kumtoi se ka lansuar "raketa barazh" ndaj bazës kryesore zbuluese izraelite në afërsi të Tel-Avivit.

Hezbollahu këtë sulm ia kushtoi ldierit të vet, Hasan Nasralla, i cili u vra në sulmin izarelit në fund të shtatorit.

Në kumtesën e këtij formacioni proiranian ceket se "ka gjuajtur seri raketash drejt bazës Glilot".

Në këtë bazë ushtarake zbuluese, sipas meidumeve izraelite, është vendosur edhe selia e Mosadit, shërbim i jashtë, zbulues izraelit.

Lëvizja proiraniane islamiste Hezbollah paraprakisht kumtoi se këtë bazë e kanë gjuajtur edhe në gusht dhe tetor.

Tel-Avivi është 580 kilometra larg kufirit libanez. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR