• e premte, 27 dhjetor 2024

Hetuesit rusë në Taxhikistan i kanë marrë në pyetje të afërmit e sulmuesve të dyshuar në Moskë

Hetuesit rusë në Taxhikistan i kanë marrë në pyetje të afërmit e sulmuesve të dyshuar në Moskë

Dushanbe, 26 mars 2024 (MIA) - Hetuesit rusë kanë qenë në Taxhikistan për t'i marrë në pyetje familjet e katër personave që qëndrojnë pas sulmit terrorist në qendrën tregtare në Moskë, njoftuan agjencitë botërore. 

Tre burime sigurie nga Taxhikistani kanë deklaruar se hetuesit rusë i kanë marrë në pyetje familjet e të dyshuarve për sulmin  në qytetit Krokus në Moskë,  ku humbën jetën 139 njerëz, ndërsa rreth 180 janë lënduar. 

 Burimet, të cilët nuk ishin të autorizuar që të japin informacione për këtë rast, thonë se nëpunësit e sigurisë së Taxhikistanit sollën familjet e të dyshuarve nga pjesë të ndryshme të vendit në kryeqytetin Dushanbe.

Kundër katër sulmuesve në Rusi janë ngritur akuza, ndërsa nëse akuzohen u kanoset burg i përjetshëm për sulmin terrorist.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR