• e hënë, 08 korrik 2024

Hetimi konfirmoi se Prigozhin ishte ndër viktimat në aksidentin me aeroplan në Rusi

Hetimi konfirmoi se Prigozhin ishte ndër viktimat në aksidentin me aeroplan në Rusi

Moskë, 27 gusht 2023 (MIA) - Shefi i grupit paramilitar "Vagner", Evgenij Prigozhin, është në mesin e viktimave në aksidentin me aeroplan në Rusi, konfirmoi sot analiza gjenetike e kryer nga autoritetet hetuese ruse.

Në përfundim të "forenzikës gjenetike" u konstatua se identiteti i dhjetë viktimave trupat e të cilëve u gjetën pas rrëzimit të avionit "korrespondonte me listën" e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të aeroplanit, mes të cilëve ishte edhe Prigozhin, theksohet në kumtesën e Komisionit hetimor,

Hetuesit më 25 gusht publikuan se kishin gjetur edhe kutitë e zeza të të dhënave të fluturimit nga aeroplani që u rrëzua më 23 gusht. ls/

Foto: Skrinshot Al Xhazira

 

QËNDRONI TË LIDHUR