• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hetime dhe arrestime për shkak të një fotosesioni në një xhami në Ankara

Hetime dhe arrestime për shkak të një fotosesioni në një xhami në Ankara

Ankara, 15 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet turke kanë ngritur hetim për një fotosesion të modës në xhaminë Koxhaitepe në Ankara, njofton televizioni privat turk NTV.

Prokuroria e përgjithshme e Ankarasë kumtoi se në kuadër të hetimit janë arrestuar dy persona, drejtori B.K. dhe modelja E.J.

Qeveria në Ankara, gjithashtu, filloi verifikim administrativ dhe hetim.

Fotografitë janë bërë brenda dhe jashtë xhamisë. Sesioni është quajtir "Magjia e kundërshtarëve".

Regjisori i ka shpëndarë fotografitë në rrjetet sociale, të cilat kanë shkaktuar reagime në opinion, përfshirë edhe për shkak të veshjes së modeles.

Hetimi nga ana e kryeprokurorit të Ankarasë është ngritur për shkak të "nënçmimit publik të vlerave fetare të pranuara nga një pjesë e shoqërisë", kumtoi televizioni. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR