• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hetim për mbi 60 raste të korrupsionit në mbrojtjen ukrainase

Hetim për mbi 60 raste të korrupsionit në mbrojtjen ukrainase

 Kiev, 21 shkurt 2024 (MIA)  -  Në Ukrainë jetohen më shumë se 60 raste të korrupsionit të mundshëm në sektorin e mbrojtjes, deklaroi sot drejtori i Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU), Semen Krivonos.

 Ai tha se agjencia e tij i ka dhënë përparësi rasteve që përfshijnë prokurim gjatë dy viteve të fundit dhe ka kërkuar ndihmë nga partnerët e huaj në hetimet e saj.

"Vjedhja në armatë për momentin  është një krim jashtëzakonisht i tmerrshëm, ndërsa  hetimet në këtë sferë janë një nga prioritetet më të rëndësishme të Byrosë Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit", tha Krivonosi. 

 Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov pezulloi një funksionar të lartë ukrainas në fillim të këtij muaji pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës  dyshoi për përvetësim të pretenduar  të 40 milionë dollarëve.

Paraardhësi i Umerovit, Aleksej Reznikov, u shkarkua në vjeshtë pas një skandali në lidhje me prokurimet në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai nuk u akuzua personalisht për korrupsion. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR