• e diel, 24 nëntor 2024

Hetim në Britani të Madhe, nëse rritja e vdekshmërisë është për shkak të lokdaunit ose pasojë e koronavirusit

Hetim në Britani të Madhe, nëse rritja e vdekshmërisë është për shkak të lokdaunit ose pasojë e koronavirusit
Londër, 19 gusht 2022 (MIA) – Autoritetet britanike kërkuar që të zbatohet hetim për arsyet për rritjen e numrit të rasteve të vdekjes në vend, duke pasur frikë se shumë njerëz vdesin si pasojë e mbylljes sesa vetë infeksioni me koronavirusin. Sipas të dhënave të reja të Zyrës britanike për statistika kombëtare, është vërejtur se në javë vdesin rreth një mijë njerëz më shumë se zakonisht nga sëmundje që nuk kanë asnjë lidhje me virusin, shkruan “Telegraf”-i londinez. Gazeta thekson se Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Britanisë së Madhe ka kërkuar kontroll të të dhënave. Zëdhënësja e Ministrisë sqaron se shumica e vdekjeve kanë të bëjnë me sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin. Për momentin bilansi javor i vdekjeve lidhur me Kovid-19 në Angli dhe Uells bie për herë të parë që nga mesi i qershorit. Në javën deri më 5 gusht, vdiqën 723 pacientë. Kjo është 11 për qind më pak se një javë më parë dhe rënia e parë e vdekjeve në gjashtë javë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR