• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hercog propozoi një kompromis mbi reformën gjyqësore, të cilën Netanjahu e refuzoi shprehimisht

Hercog propozoi një kompromis mbi reformën gjyqësore, të cilën Netanjahu e refuzoi shprehimisht

Jerusalem, 16 mars 2023 (MIA) - Presidenti izraelit, Isak Hercog, mbrëmë ka prezantuar planin e tij për tejkalimin e mosmarrëveshjes për të ardhmen e sistemit gjyqësor në vend, i cili ka shkaktuar protesta të ashpra dhe krizë politike në vend në dy muajt e fundit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e hodhi poshtë menjëherë planin, përpara se të nisej për në Berlin, duke thënë se plani nuk trajtonte çekuilibrin midis degëve të qeverisë.

"Kjo është një e vërtetë për të ardhur keq", tha Netanjahu, duke deklaruar se koalicioni nuk ishte dakord me atë që propozoi presidenti, por se elementet qendrore të propozimit që ai ofroi vetëm konfirmuan situatën ekzistuese, raportojnë mediat izraelite.

Duke e marrë parasysh reagimin e parë të Netanjahut, supozohet, se plani i presidentit  nuk do ta tejkalojë qorr-sokakun që ndodhi në vend dhe shkaktoi kritika ndërkombëtare.

Hercog la të kuptohet se mbijetesa e Izraelit varet nga arritja e kompromisit.

Hercog e prezantoi kompromisin pas më shumë se dy muajsh protesta masive në të cilat morën pjesë dhjetëra mijë izraelitë dhe kritika nga liderët e biznesit, ekonomistët, ekspertët juridik dhe rezervistët ushtarak kundër planit të Netanjahut për reforma në sistemin gjyqësor.

Plani për reforma në sistemin gjyqësor do t'i japë shumicës parlamentare të Netanjahut fuqi për t'i shkatërruar vendimet e Gjykatës Supreme dhe autorizim për të gjitha emërimet në drejtësi.

Mbështetësit e reformës thonë se ajo është e nevojshme që të kufizohet  ndikimi tejmase i gjykatësve të pazgjedhur mbi politikat kombëtare.

Kritikët, sërish, paralajmërojnë se reforma do ta shkatërrojë sistemin izraelit të ndjeshëm të kontrolleve dhe balanceve të Izraelit dhe se Netanjahu, i cili dënohet nën akuzën për korrupsion, është në konflikt të interesave.

Bazuar në propozimin e Hercogut, parlamenti nuk do të ishte në gjendje të rrëzonte vendimet e Gjykatës Supreme. Gjyqtarët, megjithatë, nuk do të jenë në gjendje të rrëzojnë ligjet kryesore të njohura si "Ligjet Themelore", të cilat shërbejnë si një lloj Kushtetute.

Miratimi i ligjeve bazë ose ndryshimi i tyre do të kërkojë një shumicë të madhe parlamentare prej 80 nga gjithsej 120 deputetë në vend të shumicës së thjeshtë të mëparshme. Gjykata e Lartë do të mbajë kompetencën për të shqyrtuar ligjet e miratuara nëse mbështetet nga të paktën tetë gjyqtarë nga ajo gjykatë, me ç'rast 11 prej tyre që marrin pjesë në vendim.

Komiteti i përbërë nga deputetët e koalicionit dhe opozitës, gjyqtarët dhe përfaqësuesit e opinionit do të jetë përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve.

Emërimi do të kërkonte  konsensus të gjerë dhe asnjëra anë nuk do të ketë të drejtë në veto. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR