• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hercog: Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është një konflikt midis së mirës absolute dhe së keqes absolute

Hercog: Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është një konflikt midis së mirës absolute dhe së keqes absolute

 Tel-Aviv, 16 tetor 2023 (MIA) -  Presidenti izraelit Isak Hercog sot deklaroi se lufta kundër grupit militant palestinez Hamas është një konflikt në mes të "mirës absolute" dhe "të keqes absolute".

 "Të gjithë flasin për kompleksitet, por ky nuk është një moment kompleks. Këtu ka të mirë absolute, ka të keqe absolute. Këtu ka dritë dhe ka errësirë", tha Hercog në seancën e parë dimërore të Knesetit, raporton "Tajms of Izrael".

Ai shtoi se Izraeli, falë SHBA-së dhe ndihmës së tyre, nuk është i vetëm në këtë luftë. "Ne po luftojmë si pjesë e familjes së kombeve, të gjithë ata që kërkojnë drejtësi, paqe dhe liri, kundër armikut që ka dëshmuar se njerëzimi dhe humanizmi janë armiqtë e tij", tha Hercog. Ai theksoi se shoqëria izraelite është bashkuar në 10 ditët e fundit,  pasi grupi militant palestinez Hamas kreu sulme ndaj Izraelit. 

 "Sulmi brutal i armiqve tanë  ishte drejtuar  ndaj popullit hebre. Pothuajse nuk ka shtëpi në Izrael ku nuk ka arritur vala e tragjedisë së dhimbshme që përjetuam", tha presidenti izraelit.

 Sipas tij, "thellësia e pikëllimit të përbashkët dëshmon se të gjithë qytetarët e Izraelit janë një komb izraelit. Ne kemi një komb të mrekullueshëm, një komb që e di se nuk ka zgjidhje tjetër dhe asnjë vend tjetër", përfundoi Hercog.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR