• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Hercog: Izraeli nuk mund të lërë vakuum në Gaza

Hercog: Izraeli nuk mund të lërë vakuum në Gaza

Jerusalem, 16 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog tha se Izraeli nuk mund të lërë vakuum në Gaza dhe do të duhet të mbajë forca të fuqishme atje për të parandaluar rishfaqjen e Hamasit në enklavën palestineze, raportoi sot Fajneshal tajms.

"Nëse tërhiqemi, kush do të ndërmerr? Nuk mund të lëmë vakuum. Duhet të mendojmë se si do të jetë mekanizmi, ka shumë ide", deklaroi Hercog në intervistën për FT-në.

"Por, askush nuk do dëshirojë përsëri që ta shndërrojë këtë vend, Gazën, në bazë terroriste", shtoi ai.

Hercog tha se qeveria izraelite bisedon për shumë ide se si ta menaxhojë Gazën pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe shtoi se supozon se SHBA-ja dhe "fqinjët në rajon" do të jenë të kyçur në një marrëveshje të pasluftës.

Javën e kaluar kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi për Ej-Bi-Si-Njuz se Izraeli "për një kohë të  papërcaktuar" do të ketë përgjegjësi për sigurinë e enklavës pas luftës, por SHBA-ja e kundërshton këtë, duke thënë se palestinezët duhet ta drejtojnë Gazën pasi që Izraeli ta përfundojë luftën kundër Hamasit. ss/mb/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR