• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Hepening xhazi me rastin e 30 prillit - Ditës Ndërkombëtare të Xhazit

Hepening xhazi me rastin e 30 prillit - Ditës Ndërkombëtare të Xhazit

Shkup, 30 prill 2023 (МИА) - Edicioni i shtatë i hepeningut të xhazit me titull „Today It’s All About Jazz“, në organizim të Shoqatës për muzikantë të xhazit dhe artistë të lirë - ZXHM Shkup, do të mbahet sot me fillim prej orës 13 në parkun "Ibni Pajko", me rastin e 30 prillit - Ditës Ndërkombëtare të Xhazit.

Siç paralajmërojnë nga ZXHM Shkup, programi do të fillojë me xhaz për fëmijë dhe të rinj, ndërsa më pas do të pasojnë Kuarteti - Akuarela, Nikolla Boçvarov - Kuartet, Filip Dinev Trio - Filir Dinev/Tilman Oberbek/Jan Cajmec, ZXHM Big Bend - Prekt Zapa, Jure Pukël Organ trio - Jure Pukël/Marko Çrncec/Kris Smit dhe Adedxhi "Joruva Odisea". 

Dita Ndërkombëtare e Xhazit është shpallur në vitin 2011 nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara me qëllim që "të potencohet xhazi dhe roli i tij diplomatik për t'i bahskuar njerëzit në të gjitha vendet e botës".

Kjo ditë shënohet çdo vit me 30 prill, ndërsa ideja për shënimin e tij rrjedh nga pianisti i xhazit dhe ambasador i vullnetit të mirë të UNESKO-s, Herbi Henkok. Me Ditën e xhazit kryesojnë Henkok dhe drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s. Shënimi është shënuar edhe në kalendaret e UNESKO-s dhe të Kombeve të Bashkuara.

Shoqata e muzikantëve të xhazit, ZXHM Shkup, për të shtatën radhë e organizon ngjarjen qendrore që e shënon Ditën Ndërkombëtare të Xhazit në vend, për çka ka edhe vërtetim zyrtar dhe mirënjohje nga vetë Herbi Henkok.

Foto: ZXHM Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR