• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Helsinki publikoi se Turqia ka marrë vendim për pranimin e Finlandës në NATO, qëndrimi do të publikohet të premten

Helsinki publikoi se Turqia ka marrë vendim për pranimin e Finlandës në NATO, qëndrimi do të publikohet të premten

Helsinki, 15 mars 2023 (MIA) - Turqia dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan kanë marrë vendim për pranimin e Finlandës në NATO, e cila do të bëhet publike të premten gjatë vizitës së presidentit finlandez, është bërë e ditur sot në Helsinki.

"Turqit shpresonin se do të jem atje që ta dëgjoj përgjigjen e tyre, kur do ta komunikojnë vendimin e tyre. Kuptohet unë e pranova ftesën dhe do të shkoj t'i marrë qëllime e tyre të shprehura", theksoi presidenti finlandez, Sauli Niinisto në deklaratë.

Presidenti turk, i cili momentalisht udhëheq fushatë për rizgjedhje, nga viti i kaluar e blokon qasjen e Finlandës dhe Suedisë deri në Aleancë, ndërsa këtë mëngjes theksoi se do të përgjigjet pozitivisht në premtimin e dhënë në Helsinki se vendi do të hyjë në Aleancë.

“Ne do ta bëjmë pjesën tonë, do të respektojmë premtimin që kemi dhënë. Do të takohemi me presidentin të premten dhe do të bëjmë atë që kërkon premtimi ynë”, tha Erdogani.

Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku për t'u anëtarësuar në NATO në maj 2022. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR