• e enjte, 26 dhjetor 2024

Helmim masiv me gaz në Afrikën e Jugut, të paktën 16 persona kanë vdekur

Helmim masiv me gaz në Afrikën e Jugut, të paktën 16 persona kanë vdekur

Johanesburg, 6 korrik 2023 (MIA) - Të paktën 16 persona humbën jetën në një lagje në Afrikën e Jugut pas helmimit me gaz, tha sot kreu i Qeverisë së provincës Gauteng, Panjaza Lesufi.

Paraprakisht shërbimi lokal për raste urgjente njoftoi se 24 persona kanë humbur jetën për shkak të rrjedhjes së gazit.

"Trupat e viktimave janë larguar nga ai rajon, ndërsa viktima më e vogël ishte një vjeç", tha Lesufi.

Ai tha se në vijim janë hetimet për të përcaktuar se ç'farë lloj gazi  e ka shkaktuar fatkeqësinë që ndodhi të mërkurën.

Lesufi e vizitoi vendin e fatkeqësisë, lagjen Uxherica në Boksburg, në lindje të Johanesburg.

Mediat publikuan se gazi ka rrjedhë nga bombola, që shfrytëzohet për ndarjen e paligjshme të arit nga zgjyra.

Në dhjetor, në një shpërthim të bombolës me gaz në Boksburg humbën jetën dhjetë persona, gjithashtu kishte të lënduar, ndërsa ishin shkatërruar shtëpi dhe automjete. sa/

Foto. EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR