• e martë, 13 gusht 2024

Helikopteri ra në çatinë e një hoteli në Australi, piloti e humbi jetën, dy persona u lënduan, 400 u evakuuan

Helikopteri ra në çatinë e një hoteli në Australi, piloti e humbi jetën, dy persona u lënduan, 400 u evakuuan

Kanberrë, 12 gusht 2024 (MIA) - Një person e humbi jetën, së paku dy janë lënduar, ndërsa rreth 400 janë evakuuar kur një helikopter mbrëmë ra në çatinë e një hoteli në shtetin australian Kuinslend. Sipas mediumeve australiane, jetën e humbi piloti i helikopterit.

"Policia shpalli gjendje të jashtëzakonshme rreth hotelit Double Tree by Hilton në shetitoren në Kerns dhe evakuoi deri 400 njerëz pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 2:00", deklaroi zëdhënësja e shërbimit për ndihmë të shpejtë në Kuinslend (QAS).

Dy helika të helikopterit ranë në rrugicën dhe pishinën e hotelit", kumtuan mediumet australiane.

Dy persona bga ndërtesa janë dërguar në spitalin Kerns në gjendje stabile. Tani për tani nuk dihet sa njerëz ka pasur në helikopter dhe në çfarë gjendje. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR