• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hejstings: Përhapja e sëmundjeve ngjitëse në Gazë solli një "katastrofe të shëndetit publik"

Hejstings: Përhapja e sëmundjeve ngjitëse në Gazë solli një

Jerusalem, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Kordinatorja e Kombeve të Bashkuara për ndihma humanitare në rrethinën e territorit palestinez, Lin Hestings, sot deklaroi se Gaza po përballet me "katastrofë të shëndetit publik" për shkak të kolapsit të sistemit shëndetësor në enklavën dhe përhapjen e sëmundjeve të shkaktuara nga mbipopullimi.

"Po përballemi me një shembull të epidemisë dhe një fatkeqësie të shëndetit publik", tha Hestings.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat për ndihmë humanitare paralajmëruan për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse në Rripin e Gazës, ku zhvendosja e brendshme e popullsisë është 85 për qind për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, ka shkaktuar mbipopullim në strehimore dhe objekte tjera të akomodimit të përkohshëm, transmetojnë mediat britanike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi për përhapjen drastike të infeksioneve akute respiratore, diarrenë dhe shumë sëmundje të tjera që përhapen shpejtë, ndërsa 11 nga 36 spitalet në Gazë janë pjesërisht funksionale, nga të cilët vetëm një është në pjesën veriore të enklavës.

Hestings shtoi se gjithsej gjysma nga popullsia në Gazë nga 2.3 milionë është në Rafah, në jugun e enklavës të të ikin nga bombardimet izraelite, duke çuar një krizë shëndetësore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR