• e enjte, 26 dhjetor 2024

Haxhiu: Serbia është strehë për kriminelët e luftës dhe terroristët

Haxhiu: Serbia është strehë për kriminelët e luftës dhe terroristët

Prishtinë, 4 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, duke komentuar lirimin e Milan Radoiçiqit nga gjykata serbe, deklaroi se nuk është befasuar nga asnjë veprim i Serbisë, sepse siç tha ajo, shteti serb është “strehë për kriminelët e luftës dhe terroristët”.

Haxhiu deklaroi se Serbia asnjëherë nuk i ka dorëzuar kriminelët e luftës dhe nuk do t'i dorëzojë terroristët, duke aluduar për Radoiçiqin i cili pasi u arrestua dje nga autoritetet në Beograd u lirua pasi kaloi 24 orë në burg.

"Sulmi terrorist ndaj Kosovës ishte i orkestruar, siç është dëshmuar nga Serbia dhe në këtë drejtim, çdo veprim që bën Serbia lidhur me këtë çështje, nuk na habit aspak. Serbia asnjëherë nuk i ka dorëzuar kriminelët dhe nuk do t'i dorëzojë as terroristët. Thënë thjesht, Serbia është strehë për kriminelët e luftës dhe terroristët të cilët pata dhjetë ditësh kryen sulm terrorist në territorin e Kosovës.

Ajo tha se institucionet e drejtësisë po punojnë me përkushtim për të hetuar sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku. Megjithatë, për shkak të hetimeve, ajo tha se nuk mund të jepte detaje të tjera.

Ajo përsëriti se Kosova do të kërkojë dorëzimin e Radoiçiqit.

Gjykata e Lartë në Beograd hodhi poshtë sot propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd që ti caktojë paraburgim Radoiçiqit (45), i cili dyshohet se ka kryer krime me disa persona të panjohur, armë dhe lëndë shpërthyese, si dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike.

Gjykata i ka caktuar ndalesë Radoiçiqit për t'u larguar nga vendbanimi i tij të cilit ia ndalon të largohet nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i ndalon të shkojë në territorin e Kosovës. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR