• e hënë, 08 korrik 2024

Havai: Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, sërish eruptoi

Havai: Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë,  sërish eruptoi

Honolulu, 8 qershor 2023 (MIA) - Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, në Havai, ka eruptuar sërish, njoftoi Shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS).

Observatori i Vullkanit Havai (HVO) vëzhgoi një shkëlqim në majen e Kilaueas sot rreth orës 4:34 me kohën lokale.

“Erupcioni në majen e Kilaueas vazhdon dhe kufizohet në Kraterin Halemaumau në Parkun Kombëtar të Vullkaneve të Havait. HVO ka ulur nivelin e alarmit në vullkanin Kilauea nga 'paralajmërim' në 'alarmim' pasi shkalla e lartë fillestare e erupcionit po zvogëlohet dhe nuk është kërcënuar infrastruktura ", thuhet në kumtesën.

Vullkani ka eruptuar shpesh që nga viti 1983. ls/

Foto: Instituti gjeologjik amerikan

 

QËNDRONI TË LIDHUR