• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hasani: Ndjehemi krenarë që me sukses kryesuam me Këshillin e Sigurisë

Hasani: Ndjehemi krenarë që me sukses kryesuam me Këshillin e Sigurisë

Tiranë, 1 tetor 2023 (MIA) - Shqipëria e përfundoi kryesimin e saj me Këshillin e Sigurisë në Kombet e Bashkuara, të cilin e filloi në datën një të muajit të kaluar. 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani u shpreh se "ndihemi krenar që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurisë, në një kohë kaq kritike, ku u folën për tema delikate, si ajo e Ukrainës".

Në fokus, thotë Hasani, ishte nevoja për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e KB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.

 "Shqipëria përmbylli sot presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike”, ka shkruar ai në një postim në X. 

Shqipëria organizoi një debat të hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurisë së KB-së me titull "Nxitja e Partneritetit Publik-Privat". Mbledhjen e hapi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në prezencën edhe të presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenski, i dha mbështetje të plotë Ukarinës.

Për herë të parë Shqipëria me Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka kryesuar nga një qershori deri më një korrik të vitit 2022. Shqipëria anëtare e KB-së është nga 14 shkurti i vitit 1955 ndërsa si anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurisë të organizatës botërore, ishte zgjedhur më 11 qershor 2021. Mandatin e filloi më një janar të vitit 2022 dhe përfundon më 31 dhjetor të këtij viti. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR