• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hasani në Forumin në Antalia: BE-ja nuk mund t’i shmanget zgjidhjeve të vështira nëse dëshiron të jetë aktori i vërtetë global

Hasani në Forumin në  Antalia:  BE-ja nuk mund t’i shmanget zgjidhjeve të vështira nëse dëshiron të jetë aktori i vërtetë global

Tiranë, 2 mars 2024 (MIA) - Për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Bashkimi Evropian nuk duhet të dështojë në formësimin e tranzicionit, nëse dëshiron të bëhet një aktor që mund të ndikojë realisht në ngjarjet në Lindjen e Mesme ose Ukrainë ose kudo ku do të ndodhë kriza e ardhshme. 

Në fjalimin  në një nga panelet e Forumit të Diplomacisë në Antalia, ministri Hasani vuri theksin në përpjekjet e BE-së për t’u bërë një aktor global. 

"BE ka potencialin për t’u bërë një lojtar i vërtetë global dhe nuk mund t’i shmanget më zgjedhjeve të vështira. Aftësia e Unionit për të formësuar tranzicionet fillon në fqinjësinë e tij të afërt dhe zgjerimi është çelësi për të arritur këtë qëllim", nënvizoi Ministri Hasani, lajmëroi agjencia Ballkan veb.  

Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, përgjigje e vetme e krizave aktuale janë përpjekjte e vazhdueshme për përforcimin e multiratelizmit. 

"Multilateralizmi po vuan specifikisht në dy dekadat e fundit. Kemi disa organizata ndërkombëtare që nuk po japin atë që pritet. Ne jemi ende zona gri në stomakun e Evropës. Jemi rrethuar nga një kufi i BE, por ende nuk jemi të integruar. Ende duke luftuar për të zhvilluar tre elementet: demokracinë liberale bazuar në sundimin e ligjit, ekonominë e tregut të lirë dhe lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut", ka vlerësuar ai. 

Në edicionin e tretë të tij, Forumi i Diplomacisë së Antalias mblodhi krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë, liderë biznesi, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të rinjsh dhe mediash për një debat gjithëpërfshirës. Tema kryesore e Forumit të këtij ishte "Përparimi i diplomacisë në kohë trazirash". 

 Foto: Hasani në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR