• e martë, 03 mars 2026

Harti: NATO-ja po monitoron nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Iran dhe rajonin e Lindjes së Mesme

Harti: NATO-ja po monitoron nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Iran dhe rajonin e Lindjes së Mesme

 Bruksel, 28 shkurt 2026 (MIA) - NATO-ja po monitoron nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Iran dhe në rajonin e Lindjes së Mesme, bëri të ditur zëdhënësja e Aleancës, Alison Hart.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)  bëri të ditur se ka filluar  "valën e parë të sulmeve të gjera me raketa dhe dronë"  ndaj Izraelit, raportoi agjencia Tasnim.  Në komunikatë  ështl theksuar se sulmet erdhën "si përgjigje të agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut kundër Republikës Islamike të Iranit".

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac, paraprakisht sot deklaroi se Izraeli ka nisur një sulm parandalues ​​kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj sigurisë së vendit dhe se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR