• e shtunë, 23 nëntor 2024

Haris uron Trampin për fitoren në zgjedhjet për president të SHBA-së

Haris uron Trampin për fitoren në zgjedhjet për president të SHBA-së

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka uruar zyrtarisht Donald Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, njoftoi Si-En-En.

Një ndihmës i lartë i Harris deklaroi se ajo "e telefonoi Presidentin e sapozgjedhur Tramp për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ajo diskutoi për rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët”.

Biseda ka zgjatur vetëm disa minuta, thekson media.

Nënpresidentja dhe kandidatja për president e Partisë demokratike të SHBA-së, Kamala Haris do të bëjë një deklaratë në orën 21:00 në Uashington, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj.

Kjo do të jetë deklarata e parë e Kamala Harris pas humbjes së zgjedhjeve mbrëmë nga republikani Donald Tramp.

QËNDRONI TË LIDHUR