• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haris: Tramp rrezikon funksionin president i SHBA-së

Haris: Tramp rrezikon funksionin president i SHBA-së

Uashington, 21 tetor 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente e SHBA-së nga Partia Demokratike Kamala Haris deklaroi se kundërkandidati i saj Donald Tramp rrezikon funksionin e presidentit të SHBA-së.

Vërejtjet erdhën pasi Trampi e quajti "nënpresidente e neveritshme" në tubimin parazgjedhor një ditë më parë.

"Presidenti i SHBA-së duhet t'i vendosë standardet, jo vetëm për kombin tonë, por edhe për rolin që e luan kombi ynë në botë. Kur një person përfaqëson SHBA-në, ai hyn në sallat botërore me autoritet dhe legjitimitet të merituar të flasë për vlerën e demokracisë dhe sundimit të ligjit", tha ajo.

Të shtunën Trampi e quajti Harisin edhe nënpresidentja më e neveritshme e SHBA-së. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR