Haris thotë se ajo ndryshon nga Bajdeni sepse ofron "udhëheqje të gjeneratës së re"
- Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate e demokratëve për presidente të shtetit në zgjedhjet e ardhshme Kamala Haris, deklaroi se dallon nga presidenti Xho Bajden sepse ofron "udhëheqje të gjeneratës së re".
- Post By Sara Ademi
- 10:31, 14 shtator, 2024
Xhonstaun, 14 shtator 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate e demokratëve për presidente të shtetit në zgjedhjet e ardhshme Kamala Haris, deklaroi se dallon nga presidenti Xho Bajden sepse ofron "udhëheqje të gjeneratës së re".
E pyetur për të shpjeguar se si ndryshon nga presidenti aktual, Haris, në intervistën e saj të parë televizive që kur u bë kandidate presidenciale demokrate, tha "është e qartë se ajo nuk është Xho Bajden dhe ajo po i ofron udhëheqje një brezi të ri", duke shtuar se gjërat që dikur janë marrë si të mirëqenë nuk mund të injorohen më.
Si një nga masat e nevojshme ajo vuri në dukje ndalimin e mbajtjes së armëve automatike. Ajo akuzoi kundërshtarin e saj republikan Donald Tramp për posedim të armëve dhe përhapjen e "urrejtjes dhe ndarjes" dhe tha se njerëzit në SHBA tashmë ishin "të rraskapitur" nga stili i tij i udhëheqjes.
"Për shembull, një plan tjetër që kam, i cili është një qasje e re, është zgjerimi i kredisë tatimore në 6000 dollarë për familjet e reja për vitin e parë të jetës së fëmijës së tyre, sepse kjo është padyshim një fazë shumë kritike e zhvillimit të fëmijës. Qasja ime ka të bëjë me ide të reja, politika të reja që adresojnë momentin aktual", tha Haris.
Intervista është dhënë në Xhonstaun të Pensilvanisë, ku Haris po zhvillonte një tubim fushate dje. sa/
Foto: EPA