• e shtunë, 23 nëntor 2024

Haradinaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Mos i besoni Kurtit

Haradinaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Mos i besoni Kurtit

Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve në Maqedoninë të Veriut që të mos e besojnë për rrugën Tetovë-Prizren.

“Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij Kurti edhe në Shqipëri ka tentuar të bëjë të njëjtin veprim. “Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”.

Kurti dje në sheshin “Iliria në Tetovë” edhe një herë bëri thirrje për ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës Tetovë - Prizren.

“Aksi rrugor tashmë është marrëveshje mes dy qeverive tona, e kemi nënshkruar marrëveshjen me Zoran Zaevin e kemi vazhduar me Kovaçevskin”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kurti e ripërsëriti edhe një herë se rruga që lidh Prizrenin dhe Tetovën përfshin tunel prej 6.4 kilometrave dhe ka nga 15 kilometra nga Prizreni dhe Tetova që do të kushtojë rreth 200 milionë euro, ndërkaq 3/4 e këtyre mjeteve shkojnë për ndërtimin e tunelit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR