• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haradinaj: Raporti i KE-së për përparimin konfirmon se agjenda e Kurtit është ta largojë Kosovën nga integrimet euroatlantike

Haradinaj: Raporti i KE-së për përparimin konfirmon se agjenda e Kurtit është ta largojë Kosovën nga integrimet euroatlantike

Prishtinë, 31 tetor 2024 (MIA) - Shefi i AAK-së opozitare, ish-kryeministri Ramush Haradinaj vlerësoi se Raporti i fundit i Këshillit të Evropës për përparimin e Kosovës e reflekton shthurjen e sistemit të qeverisë së Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në profilin e tij në Fejsbuk, haradinaj thotë se raporti qartë tregon se kryeministri Albin Kurti e ka larguar dhe sabotuar Kosovën nga proceset që çojnë drejt anëtarësimit në NATO.

"Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian. Kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë, defektet në prokurim, e pothuajse në çdo fushë të jetës. Në katër vitet e fundit, Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s. Me këtë raport shihet se e gjithë agjenda e tij është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike", ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, "largimi i Kurtit po shndërrohet në një obligim për të gjithë" në Kosovë.

Kryeministri Kurti dje deklaroi se sipas Raportit të KE-së, Kosova nuk ka shënuar kthim prapa, por është arritur përparim në pothuajse të gjitha sferat. Ai e ceki vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave si hap që pritet ta përmirësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë dhe përkushtimin e Kosovës për t'i respektuar politikat e BE-së.

Sipas opozitës kosovare, në raportin e KE-së dominojnë mu vlerësime të kundërta nga ato të Kurtit për përparimin e Kosovës, përkatësosht ceken vërejtje për centralizim të pushtetit, për izolim të vendit, autoritarizëm dhe ngulfatje të demorkacisë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR