• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haradinaj: Pas Suedisë, shpresojmë që Kosova të jetë e radhës për pranim në NATO

Haradinaj: Pas Suedisë, shpresojmë që Kosova të jetë e radhës për pranim në NATO

Prishtinë, 7 mars 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur zyrtarizimin e sotëm të pranimit të Suedisë në NATO, duke vlerësuar se Aleanca Veriatlantike është forcuar me pranimin e atij shteti skandinav, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një postim në faqen e tij në Fejsbuk, Haradinaj ka shprehur shpresën se "tani është radha e Kosovës" që të bëhet anëtare e NATO-s.

"Aleanca politiko-ushtarake - NATO, u forcua me pranimin e Suedisë si anëtare e 32-të. Shpresojmë që tani të jetë radha e Kosovës", ka shkruar Haradinaj. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR