• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haradinaj: Kurti po e rrezikon Kosovën, opozita të bashkohet për të rrëzuar Qeverinë

Haradinaj: Kurti po e rrezikon Kosovën, opozita të bashkohet për të rrëzuar Qeverinë

Prishtinë, 31 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka zhytur Kosovën në krizë të thellë, prandaj ka kërkuar nga partitë tjera opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në takimin e sotëm me biznesmenë, në kuadër të serisë së bisedimeve të AAK-së për situatën në vend, ish-kryeministri Haradinaj tha se, sipas tij, “Kosova është në krizë të rrezikshme” dhe se rreziku “më në parametrat e zakonshëm kur qeverisja nuk është e mirë".

"Rreziku është se mënyra e qeverisjes e rrezikon edhe substancën e asaj se kush jemi ne, përkatësisht për Republikën në këtë rast", tha Haradinaj.

Sipas tij, Qeveria Kurti !e ka zhytur Kosovën dhe ka sjellë vendin në një krizë të thellë edhe rrezikshmëri të lartë", ndër të tjera edhe me atë që i  përkeqësoi marrëdhëniet me aleatët e Kosovës.

"Rrezikshmëria nuk vjen vetëm prej mënyrës se si qeveriset Kosova nga brenda, por edhe nga ajo se si janë përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët e Kosovës. Duke parë një gjendje të tillë që po shkon në përkeqësim të mëtejmë, që po i sjellë vështirësi gjithë sektorëve përfshirë ekonominë, ne i kemi propozuar kuvendit edhe një opsion për të ndryshuar gjendjen. Kuvendi si shtëpi e popullit, ka disa instrumente, ndërsa një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit”, theksoi Haradinaj.

Kryetari i AAK-së kërkoi nga dy partitë e tjera opozitare parlamentare të shqiptarëve të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që menjëherë të fillojnë mbledhjen e 40 nënshkrimeve të nevojshme për të filluar, siç tha ai , beteja e mocionit të mosbesimit.

“Rrezikshmëria e kësaj krize na detyron dhe na obligon, për atë është legjitime, të sjkojmë në mocion të mosbesimit. E pse ky propozim, sepse nga ky moment ku opozita në këtë rast PDK, LDK dhe AAK, bashkojnë votat dhe kanë 40 nënshkrime menjëherë fillon beteja edhe për votat e mbetura. Dhe aty ndodh mobilizimi i të gjithëve që mendojnë që kjo gjendje duhet të nderpritet. Jam shumë i bindur se do të kemi sukses", tha Haradinaj.

Biznesmenëve kosovarë ish-kryeministri u tha se se AAK-ja, si parti e djathtë, po angazhohet për taksa të ulëta për sipërmarrësit dhe beson se fitimi duhet t'u mbetet sipërmarrësve, sepse ata janë gjeneruesit e investimeve. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR