Haradinaj: Kosova mbeti pa mbështetje nga NATO, SHBA dhe BE për shkak të Kurtit
- – Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot e akuzoi kryeministrin Albin Kurti se me politikën e tij i ka përçarë qytetarët e Kosovës dhe e ka lënë vendin pa mbështetje nga NATO, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
- Post By Fitore Curri
- 18:32, 25 shkurt, 2025

Prishtinë, 25 shkurt 2025 (MIA) – Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot e akuzoi kryeministrin Albin Kurti se me politikën e tij i ka përçarë qytetarët e Kosovës dhe e ka lënë vendin pa mbështetje nga NATO, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Haradinaj e kritikoi ashpër formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e vlerësuar si “vendim më të keq të mundshëm”. Sipas tij, Kurti ka sjellë sanksione të cilat negativisht ndikuan ndaj ekonomisë, e ka dobësuar sektorin privat dhe publik dhe e ka rritur varësinë nga importi i energjisë.
“Biznesi është dobësuar, punëtorët janë lodhur, çmimet po rriten dhe vazhdojnë të rriten”, shkroi Haradinaj në Fejsbuk.
Ai gjithashtu e akuzoi Kurtin për dëmtimin e marrëdhënieve në shoqërinë kosovare, si dhe me shqiptarët në rajon dhe diasporë. fc/
Fotografia: Arkivi