• e martë, 24 dhjetor 2024

Haradinaj: Jam i bindur se Albin Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj: Jam i bindur se Albin Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Prishtinë, 4 shtator 2024 (MIA) - Shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Haradinaj për televizionin T7 deklaroi se në vazhdimësi janë nënshkruar qindra tenderë njëburimorë, ndërkaq për një gjë të tillë thotë se Kurti do të përfundojë në burg.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se Kurti edhe në rastet kur ishin inicuar akuza i ka mbrojtur të korruptuarit, dhe jp prokurorët.

"Po ky ka me përfundu në burg për korrupsion. Jam i bindur që Albin Kurti ka me përfundu në burg për korrupsion sepse në vazhdimësi, s’është vetëm një tender njëburimor, por janë qindra tender burimor. Albini po i mbron edhe të korruptuarit. Ka me përfundu në burg për korrupsion”, deklaroi  Haradinaj në emisionin e sotëm Frontal në T7. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR