• e premte, 27 dhjetor 2024

Hapoalim vlerëson se lufta kundër Hamasit mundet që Izraelit t'i kushtojë 6,8 miliardë dollarë

Hapoalim vlerëson se lufta kundër Hamasit mundet që Izraelit t'i kushtojë 6,8 miliardë dollarë

Tel-Aviv, 10 tetor 2023 (MIA) - Lufta kundër grupit militant palestinez Hamas mund t'i kushtojë Izraelit 6,8 miliardë dollarë, tregojnë parashikimet e njërës prej bankave më të mëdha izraelite, Hapoalim.

Shpenzimet e luftës përfshijnë thirrjen e 300.000 rezervistëve, të cilët u detyruan t'i linin punën e tyre, që  është mobilizimi më i madh që nga Lufta në Jom Kipur në vitin 1973, më pas rindërtimi i infrastrukturës, ndërtesave të banimit dhe pjesëve të ushtrisë, si dhe aktualja, shpenzimet vjetore të rehabilitimit të invalidëve ushtarakë dhe kujdesi për familjet e luftëtarëve të rënë.

Në analizë thuhet se shpenzimet e luftës do të arrijnë të paktën 1.5 për qind të BPV-së së Izraelit, që do të thotë një rritje e deficitit buxhetor për të paktën 1,5 për qind të BPV-së në periudhën e ardhshme, sipas Bankës Hapoalim. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR