• e enjte, 04 korrik 2024

Hapje zyrtare e Jurop Haus në Strugë

Hapje zyrtare e Jurop Haus në Strugë

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, sot solemnisht do ta hapë Jurop Haus në Strugë. 

Aktivitetet lidhur me hapjen zyrtare, siç bënë të ditur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, do të vazhdojnë pasdite me zbulimin e muralit "Simbioza" i financuar nga BE-ja, në Muzeun e natyrës "Dr. Nikolla Nezllobinski". Të rinjtë nga Struga pastaj do të kenë mundësi për shoqërim me moshatarët e tyre përmes një ngjarje për rrjetëzim në vend të hapur. 

"Jurop Haus Struga e mbajti ngjarjen e saj të parë më 21 mars të vitit 2024, në Ditën Botërore të Poezisë. Me këtë rast, në bashkëpunim me Netët Strugane të Poezisë ishte rivendosur shpërblimi 'Struga e re'. Gjatë disa muajve të kaluar Jurop Haus Strugë arriti t'i tubojë të rinjtë dhe tu ndihmojë të shkëmbejnë ide", bëhet e ditur në kumtesë.

Rritja e rrjetit të Jurop Haus filloi në Shkup në nëntor të vitit 2019, vazhdoi në Kriva Pallankë dhe Strumicë në shkurt të vitit 2021, në Manastir dhe Veles në maj dhe qershor 2023. Rrjeti këtë vit përfundon me hapjen e Jurop Haus në Strugë dhe Tetovë. Hapja e Jurop Haus Tetovë është planifikuar për fillimin e muajit të ardhshëm.

"Vetëm në vitin 2013, Jurop Haus e jonë ishte nikoqire e rreth 900 ngjarjeve artistike, edukative ose argëtuese për mbi 36.000 pjesëmarrës. Rrjeti i zgjeruar organizoi 300 ngjarje vetëm në katër muajt e parë të vitit 2024", theksojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR