• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski për vizitë në komunën e Gjevgjelisë

Kryeministri Mickoski për vizitë në komunën e Gjevgjelisë

Gjevgjeli, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do ta vizitojë komunën e Gjevgjelisë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e bulevardit të ri drejt Vendkalimit kufitar Bogorodicë.

Zgjidhja me bulevardin, me të cilin Gjevgjelia ndërlidhet me autostradën, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kushton 19 milionë denarë dhe u realizua në dy faza.

Projekti i dytë në të cilin do të marrë pjesë kryeministri Mickoski është shënimi i fillimit të rikonstruimit të sallës sportive "Partizan" në Gjevgjeli, projekt në vlerë prej mbi 16 milionë denarëve. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR